Monday, December 23, 2024
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri -KUR MERRTE KËNGËN BABAI

Ymrije Beqiri -KUR MERRTE KËNGËN BABAI

Qysh si fëmijë, këto këngë
Nga babai im i kam dëgjuar
Herë me zë e herë me vaj
Po kurrë nuk e harroj tingullin e saj.


E pyeta gjyshin,- pse babai kur këndon qan?!
Kështu m’u përgjigj gjyshi plak:
-Vaji i burrit është kënga, bijë
Vonë e kam kuptuar pse babai ka lotuar.


Me lot në sy këngës ia thotë
-TAHIR MEHA, DJALË I RI
Pastaj e nëdrron këngën
-MOJ SHQIPËRI, TË QOFSHA FALË!


Unë si e vogël qeshja me babanë tim
-Hahaha, pse këngën mirë nuk po e din?!
E mbaj mend shumëherë këtë këngë
SIKUR SOT, E MBAJ MEND MIRË.


Unë qeshja me zë,- po kjo këngë o baba
As fyell, as çifteli nuk po të përcjell ty
As këngën mirë nuk po e din
Më shikonte me një sy vjedhurazi.


Dhe filloi,-TASH KA NISË ME ARDHË PRANVERA
Unë,- o baba, ne nuk kemi hyrë në pranverë
E babau im, një ditë mua m’u drejtua
-Pranvera ka ardhë, bijë me lulen Liri


Dhe prapë filloi këngën,- ÇOHU, ADEM!
Eh baba, e kuptova këngën tënde
Që ndër vite e këndove në vaj
Sa herë nuk ta thashë, po loti të mashtroi.


E kuptoj tash, Në moshën e rritur jam
Gjyshi plak kur më pat thënë:
Ndegjo, moj bijë…
Se vaji burrit është kënga e tij!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT