Monday, May 20, 2024
BallinaLajmeShkurta Fejza i përgjigjet deklaratës së famshme të Shefqet Krasniqit

Shkurta Fejza i përgjigjet deklaratës së famshme të Shefqet Krasniqit

Shkurte Fejza ka folur për herë të parë lidhur deklaratën e bujshme të Shefqet Krasniqit.

Lidhur për këto deklarata, këngëtarja e zhanrit folklorik ka folur për herë për të parë.

“Kur ka ndodh kjo, me të thënë të drejtën kam qenë në një vikend në Itali e më pas në Bruksel dhe nuk kam ditur gjë, derisa erdhëm në hotel për të pushuar. Pastaj e thirra Hajrushin [bashkëshortin] dhe u informova për këtë; më erdhi keq”, tha Shkurte Fejza.

“Sivjet po e festoj 50-vjetorin e karrierës dhe këto 50 vjet e mia të karrierës sime nuk kanë qenë fushë me lule. Disa herë u morën me mua, por unë kam zgjedhur të mos përgjigjem, unë kam punën time dhe politikën time që e bëjë që 50 vjet me këngët e mia dhe asnjëherë nuk e kam parë të arsyeshme për të reaguar. Me pas qenë këtu, sigurisht as Hajrushi nuk do të reagonte”, potencoi mes tjerash ajo.

Deklarata e hoxhë Krasniqit kishte ngritur shumë reagime nga emra të njohur publike, por edhe nga vetë bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli.

Por, çfarë tha saktësisht hoxha Shefqet Krasniqi saktësisht që nxiti kaq shumë reagime?

Ai javë më parë, bëri një deklaratë për artisten e njohur Shkurte Fejza të cilën e kritikoi për mos-predikim të fesë islame gjatë një emisioni.

“Për mua muzika nuk është e pëlqyeshme, Shkurte Fejza i ka tekstet e bukura, por më dhimbset që nuk është fetare aq sa duhet. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur në kombin tonë me qenë edhe fetare, sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë edhe hiq larg se ka”, pati deklaruar Krasniqi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT