GJUHA SHQIPE
S‘ka më e bukur se gjuha ime
është e ëmbël, frymë shpirtërore
dallgët e jetës ku na hedhin
krenarisht e flasim prore.
E bekuar, gjuhë e Fishtës
ligjërim zogjsh në pranverë
si ylber me ngjyra të arta
shkronjat shqipe flakërojnë n’erë.
Një uratë i dhashë vetes
të mishërohemi në një shpirt
toskë e gegë … e gjer n‘Prevezë
të qajmë e qeshim,… shqip për ditë