Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritIRMA KURTI sjell në shqip poeten italiane AURORA CANTINI

IRMA KURTI sjell në shqip poeten italiane AURORA CANTINI

AURORA CANTINI me profesion mësuese është një poete dhe shkrimtare italiane. Udhëtimi i saj letrar fillon me botimin e tre përmbledhjeve poetike gjatë viteve 1993 – 2007. “Lule fushe”, ribotuar në 2011, “Në shtegtim të ditëve”, botuar në vitin 2000 dhe “Një sënduk është dashuria” në 2007. Në 2009 boton librin e parë në prozë, titulluar “Atje lart ku prekej qielli”. Në 2012, botohet romani “Si thërrime të shpërndara në botë” nga Aletti Editore mbi tragjedinë e kullave binjake në New York. Vazhdon veprimtarinë poetike me librin: “Përtej harkut të perëndimit” botuar nga Shtëpia Botuese LietoColle Editore për të vijuar me botime të tjera në poezi e prozë.
Aurora Cantini është fituese e shumë çmimeve të para në konkurse letrare, e dy medaljeve të arta (në poezi dhe prozë) dhe vargjet e saj janë pjesë e antologjive të ndryshme të poetëve bashkëkohorë. Organizon takime me nxënësit e shkollave me temë poezinë si dhe bashkëpunon me revista letrare online.

DITARI

Era shpërndan në hapësirë
faqet rozë që kam shkruar
për ty.

Ato duken sikur rënkojnë;
duan të çlirohen
nga nuanca e bojës
që i përdredh dhe i lodh.

Janë mbetje të varfra
ngjyrash dhe erërash,
të mjegulluara tani
në pamjet statike
të një mendimi.

E megjithatë
edhe ato më duan,
mirëpresin në ndarjen e madhe
të heshtjes
qarjen time
të mbyllur dhe të egër.

ZEMËR E DASHURUAR

E bukur është kjo ndjenjë,
ndoshta e pastër,
si një lule e ruaj
mes faqeve të ditarit,
e përkëdhel sikur të jetë
rreze dielli ose mëndafsh,
e thith në esencën e saj të fshehtë.

Purpur dhe dantella
ajo do të më ofrojë
për të zbukuruar
zemrën time sot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT