Friday, July 26, 2024
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-KUJTIM FËMIJËRIE

Rizah Reshani-KUJTIM FËMIJËRIE

KUJTIM FËMIJËRIE

Fëmijëria m’ u shtrua si çilim veku
Në vendlinje në Geriçec , sot kur u ktheva
Malësorët më pritën me bukë çerepi
Më i madh se mbreti veten e ndjeva.


Te bunari me ujë dejtë i flladita
Zjarrin e mallit e shujta me lotë
Lisave falje ju kërkova pse dikur ika
Kaç gjatë pse mungova në gëzime e mort.


Dallëndysheve më pritën me do sorkadhe
Me topa arnash luajta në fushë
Me ibrik kostarëve ujë iu qova në livadhe
Qengjat në torishtë i putha në gushë.


Nuse me kal shale morëm në dasëm
Me këngë malësorçe e shahira me sharki
Çantën e librave nëna ma çepi me basëm
E në shkollë shkova bashkë me fëmijë.


Qeve me pllug iu prina te ara e Mehmetit
Bukë i çova babait në mulli
Luajta pak me vajzat e vekit
Gjumi me zuri në të nënës Xhemile gji.


Me shkallë pastaj u ngjita në kulm
Mblodha vezët i pulave të Nanës Bege
Në fllanikun e saj e bëmë edhe një sulm
Hejbet i mbusha me dardhat e një dege.


Si në një film më ndodhën këto kujtime
Fëmijëria m’u shpalos si çarçaf i bardhë
E mbushur plotë lojëra dhe gëzime
Herë me ujë kroni herë me lotë e larë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT