Sunday, June 23, 2024
BallinaLajmeTeknologjia dhe inteligjenca artificiale/ Roboti zëvendëson mjekun? Inxhinieri bioteknik tregon si roboti...

Teknologjia dhe inteligjenca artificiale/ Roboti zëvendëson mjekun? Inxhinieri bioteknik tregon si roboti kreu ndërhyrjen e vështirë kirurgjikale

Teknologjia dhe inteligjenca artificiale po zhvillohen dhe përmirësohen dita ditës, duke u kthyer në një faktor të paevitueshëm në përditshmërinë tonë.

Teknologjia dhe inteligjenca artificiale po zhvillohen dhe përmirësohen dita ditës, duke u kthyer në një faktor të paevitueshëm në përditshmërinë tonë.

Nuk mund të mohohet që teknologjia ka lehtësuar ndjeshëm jetën e njerëzve duke “mbuluar” shërbime që do t’u kushtonin pafund kohë dhe vite jetë për t’i realizuar siç duhet.

Sidoqoftë, gjatë dekadës së fundit ne kemi filluar t’i trembemi kësaj “krijese”, pasi është rritur shumë dhe shpejt, duke e bërë njeriun të padobishëm në shumë fusha.

I ftuar në “Studio Live” me Alda Dodaj në Report Tv, inxhinieri bioteknik Ermand Mertenikaj tregoi konkretisht se si inteligjenca artificiale ka zëvendësuar njeriun në disa fusha. Sipas tij, teknologjia, në mënyrë shumë profesionale, po zëvendëson edhe mjekët.

“Mund të themi që është mjaft beneficiare në raport me efektet anësore. Ka efekte anësore por unë mendoj se janë të pakta. Ne e kemi përmendur dhe herë të tjera, aplikimin e sistemit robotik. Sepse vetë sistemet robotike janë pjesë e inteligjencës artificiale në industri, për shembull në industrinë e prodhimit të automobilave”-tha Mertenikaj.

“Një tjetër që është më madhorja është aplikimi i inteligjencës artificiale në sistemin shëndetësor sepse siç e dimë ky sektor është më i rëndësishmi dhe të gjithë jemi të prirur për të marrë informacione nga më të ndryshmet në këtë pjesë. Zhvillimi i inteligjencës artificiale në sektorin mjekësor ka të bëjë me prodhimin e pajisjeve më të fundit mjekësore, kryesisht robotike. Ne dimë një sistem robotik dhe mjaft preciz i cili është Davinci Robotic System, të cilin e gjejmë në vende shumë të zhvilluara dhe kirurgjitë janë mjaft preçize”,- tregoi ai.

Inxhinieri sqaron se si funksionon ky sistem, si dhe solli shembuj konkret të ndërhyrjeve të suksesshme, që janë realizuar nga ky “kirurg digjital”.

“Davinci Robotic System është një sistem kirurgjikal robotik që kryen kirurgji të vështira. Kirurgjitë e vështira realizohen për një kohë mjaft të shkurtër, preçizioni është shumë i madh sepse këto funksionojnë me anë të gjuhës algoritmike, me anë të gjuhës matematikore. Gjithashtu dhe koha e rehabilitimit të pacientit është shumë e shpejtë”,- u shpreh ai.

“Para pak muajsh ne kemi dëgjuar një lajm mjaft interesant. Ishte bërë një transplant i mitrës nga pacienti dhurues dhe pacienti pranues vetëm e anë të sistemit robotik Davinci”,- deklaroi Mertenikaj.

Mertenikaj sqaroi thjeshtë vendosjen dhe ndikimin e çipit në trurin e njeriut, inicitiavë e biznesmenit të njohur Elon Musk.

“Si inxhinier biomjekësor mund ta konsideroj si një implant elektronik i cili montohet në trurin e njeriut për të rehabilituar pacientin nëse ka patur një paralizë të një zone nervore në tru. Sistemi jonë qëndror është truri ynë që ka sasinë më të madhe të neuroneve, implementimi i çipit ka të bëjë pikërisht me lidhjen e neuroneve. Nëse ky pacient ka pasur në masë tumorale, çipin bën të mundur ndërlidhjen e neuroneve me njëri tjetrin për të rikthyer rehabilitimin e pacientit”,- sqaroi inxhinieri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT