Friday, July 26, 2024
BallinaVitrina e libritGerta Bandilli Becka -Filozofiia e fundjavës

Gerta Bandilli Becka -Filozofiia e fundjavës

Filozofiia e fundjavës

Le të shtiremi sikur do të jetojmë
Përgjithmonë
Të hiqeni sikur me kohën që shkon
Bëhemi më të bukur
Të bëjmë sikur i flasim të gjitha
Gjuhët e detit
Dhe njohim tre- katër dialektet
E gjuhës së zogjve
Të lagemi me shiun e vjeshtës së parë
Të lëshojmë tullumbace me helium
Për të vërtetuar trille shkencëtarësh
Vetëm kështu besoj se mplakem
Dhe dua të mplakem
Duke gatuar ëmbëlsirën tënde
Të preferuar për ditëlindjen e erës
Duke dëgjuar këngën tënde
Në sfondin e një dhome të qetë
Duke më falur që flirtova
Me mjekun e syve
Vetëm se nuk shihja mirë
Duke e quajtur prirje gjenetike
Aftësinë time për t’u çmendur
Në krahët e tu.
Le të shtiremi sikur do të jetojmë
Përgjithmonë
Të hiqeni sikur dimë të mbajmë
Siç duhet harkun
Kur luajmë muzikën tonë
Në këtë botë që nuk i hyjnë në punë
Kujtimet tona
Kemi plotësisht të drejtë të luajmë
Duke u shtirur se do të jetojmë
Përgjithmonë
Siç bënim kur ishim fëmijë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT