Saturday, July 27, 2024
BallinaSportDistria Krasniqi e Flaka Loxha e nisin me fitore Grand Slamin e...

Distria Krasniqi e Flaka Loxha e nisin me fitore Grand Slamin e Tbilisit

Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha e kanë nisur me fitore Grand Slamin e Tbilisit.

Distria e cila po garon në katëgorinë deri në 52 kg e kaloi xhiron e parë pa luftë.

Në xhiron e dytë, Krasniqi mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Kampionja Olimpike në xhiron e tretë ndeshet me holandezen Naomi Van Krevel.

Flaka Loxha ka fituar në vazhdime në xhiron e parë me 3 dënime për Ippon, kundër koreanes Juhee Kim, në kategorinë deri në 57 kg.

Në xhiron e dytë Loxha ndeshet me spanjollen Malin Wilson Claret.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT