Zinedine Zidane është rikthyer të luaj një ndeshje futbolli.
Para mijëra shikuesve të pranishëm në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, francezi u paraqit me një skuadër të legjendave të Real Madridit, kundër legjendave të Portos, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse 51-vjeçar, Zidane tregoi edhe njëherë klasin prej futbollisti që kishte në kohët e arta.
”Corazón Classic Match”, siç u quajt kjo ndeshje, së bashku me Zidane në skuadrën e Real Madridit luajtën edhe legjendat e tjera të klubit mbretëror si Iker Casillas, Luis Figo, Roberto Carlos, Raul Gonzalez dhe shumë të tjerë.
Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e Portos, me rezultat 1-0.
Fitimet nga kjo ndeshje do të shkojnë në kërkime për të luftuar sklerozën anësore amiotrofike (ALS) dhe për qëndrueshmërinë e projekteve socio-sportive të Fondacionit Real Madrid.