Në shenjë të përkujtimit të datës 24 maes 1999
Bombardimet e forcave të NATO-s mbi caqet serbe
Pjesë ë shkëputur nga libri im në përfundim
“KUJTIME LUFTE”
** Ditë e mërkure. Nga ditet e tjera ishte një ditë më e ngarkuar me stres, frikë , por dhe shpresë sepse një ditë ku do përfundoj ky makth që na kishte kapluar dhe pritja për intervenim nga forcat e NATO-s sa vinte e bëhej edhe më e pa përballueshme, sepse jo vetëm ne shqiptarët por realisht edhe të gjitha strukturat ushtarakopolicore e paramilitare serbe kishin humbur kontrollin edhe pse në fillim dukej që kishin një organizim luftarak , prap se prap para një sulmi eventual që pritej nga aleanca veriatlantike që mundë të ndodhte aspak nuk ishin ne gjendje të iu venin ballë.
E mërkure 24 Mars 1999, ne mëngjes si zakonisht me Ukshin Ukshinin qe udhëtonim së bashku, shkuam prap për Viti dhe posa dolëm në rrugën kryesore në vendin e quajtur te Qeshmja, Morrëm rrugën për viti dhe nga aty e deri ne qytet forca të mëdha rrugëve ishin në levizje dhe ecnin pa rreshtur kolona në rrugën për Gjilan , ndërsa edhe kolona tjetër në drejtim të Kllokotit. Në qytetin e Vitis gjithashtu hymë, por nga rrugët dytësore deri te zyrja ime. Ukshini nuk kishte mundësi që sa kohë të shkonte në zyren e tijë ku punonte, sepse ajo ishte nën vezhgim të përhershëm nga organet policore ,ai punonte në cilësinë e arkatarit në Këshillin Komunal të Financim , dhe kësajë here dolëm vetëm sa për të vëzhguar edhe pse ishte situate e tendosur e rende dhe me plot rreziqe të dalësh në qytet.
Ditën e kaluam në vëzhgim të situates, konsulta të përbashkëta me strukturat e tjera të fshatit pasi që kishim instaluar grupe të personave të përgjegjëshëm në vëzhgim të fshatit rreth e përqark, ku i cili vëzhgim u bënte me mjaft syqeltësi dhe ishte një pregaditje paraprake për ç’do veprim të mundshëm që munde të paraqitet . Kishim rreshtuar grupe veprimi me nga 3 e 5 veta , edhe pse në periferi të fshatit ishin stacionuar forca të mëdha ushtarake e policore e të ciët te vendi te varret e Budrikës te kodra Visoça e vogël për gjat rrugës Gjilan Ferizaj , hapnin istikame për vetëmbrojtje nga sulmet eventuale te NATO-s dhe i vendosnin kundërajrorët, pornë të njejtën kohë na vëzhgonin edhe neve si lokalitet.
Afroheshin orët e mbrëmjës. Ne strukturat që ishim të angazhuar në aktivitetet ditore në fshat, asnjeherë nuk na binte ndërmend për lodhjen e cila na kishte kapluar gjat angazhimit tone. E pritnim me pa durim mbrëmjen për ti degjuar informatat me te reja nga Lajmet RTSH-së .Ishte rregull që edicionin e lajmeve te ores 19:30 në RTSH ta percjellim me vemendje vetem e vetem për të u njohur me ndodhitë më të reja gjat dites .Të gjithë antarët e familjes u tubonim rreth televizorit dhe percjellim me vemendjen më të madhe se çfar ndodhte në zonat e luftimeve , në pjesët e maleve ku kishte me mijëra të zhvendosur civil, pra në përgjithësi për situatën e rëndë që e kaploi vendin tonë si dhe reagimet ditore të opinionit ndërkombëtarë në rasport me gjendjen e krijuarnë Kosovë.
Asllan Bajrami personi qe me zerin e tije
na njoftonte per ç’do ditë për situatën..
“Qarku kohor erdhi nga 24 marsi ’98 më 24 mars ’99. Aleanca NATO nisi aeroplanë nga baza e saj në Aviano.Ky ishte lajm i shumëpritur.
“Ka qenë ora 19:55 minuta kur nga pulti i Televizionit shqiptar, ishte sigla përmbyllëse e edicionit të lajmeve, kam marrë informacionin dhe menjëherë kam urdhëruar kolegen Besa Çeku, që ta kumtoi lajmin e shumëpritur.Rambuje kishte dështuar për serbët sepse ata nuk nënshkruan”, rrëfeu gazetari Bajrami mes lotësh, në ‘Alo Mirëmëngjesi’ tek Radio Dukagjini. /Telegrafi/
Me 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore kunder Jugosllavise me bombardimin e pozicioneve ushtarake serbe ne Kosove. Ofensiva e NATO-s erdhi ne pergjigje te nje vale te re te spastrimit etnik te lancuar nga forcat serbe kunder shqiptareve te Kosoves me 20 mars.
Presidenti i SHBA Bill Clinton:
“Ne po veprojmë me vendosmëri për disa arësye, për të mbrojtur mijëra njerëz të pa fajshën më Kosovë, dhe ndaljen e një gjakderdhje në zemër të Evropës e cila ka shpërthyer dy herë këtë shekull me pasoja katastrofike”- Bill Clinton…
Aeroplanët e parë të Aleancëv Veri-atlantike, para nisjes për sulm mbi caqet serbe.
Pritje e maratonës së sulmeve
Pas lajmit të shumëpritur të orës 19:55 ,minuta në edicionin e lajmeve të datës 24.03.1999 , nga gëzimi nuk di se si të përshkruhet dhe pa n jë pa dy dal jasht dhe filloi me vrap në drejtim të pikës ku bënim roje -kujdestari e vëzhgim dhe personi I parë që u takova ishte Ukshini me ca të tjerë dhe nga gëzimi i madh që përjetuam , harruam krejtesisht se aeroplanët ishin në qiell e ndersa forcat ushtarake , paramilitare dhe shume formacione të tjera ishin afer rreth 500 metra dhe duhej të mendonim se në shenjë hakmarrjeje ata mundë të sulmojnë fshatin dhe popullatën civile tani edhe më të pa mbrojtur. Pjesa e fshatit që ishin me shtëpi në aksin rrugor Gjilan – Ferizaj kishin levizur dhe leshuar shtepitë e tyre dhe ishin vendosur në mbrendi të fshatit secili ne familjet e tija , dhe ajo pjese komplet ishte mbetur nën mëshirën e aftit dhe ato forca serbe që iashin koncentruar aty pari, shtepitë e boshadisura i uzurpuan dhe ata u vendosen në ato shtëpi. Të nesërmen me 25.03.1999, si zakonisht edhe pse fare nuk kishim fjetur por ndenjur dhe shikuar bombardimet e NATOS, filluam riorganizimin e të gjitha strukturave në fshat dhe morëm një vendim që Asnjë lëvizje apo largim nga fshati mos të bëhet individuale por në mënyre te organizuar po çë se na mundesojnë rrethanat..
Të drejtat e autorit të rezervuara.