Dhe telashet s’kan të sosur!!
Dhe telashet s’kan të sosur,
Si një bandë zhurmuese paraqiten!
Çdo mirësi është burgosur,
Kjo botë nga njerëz të ftohtë përndiqet!
Dyshues, mosbesues e të trullosur,
Si zvaranikët kacaviren e zvariten!
Me shpirtin e zemrën e pluhurosur,
Me skenare dramatike përgatiten!
Nëpër mënd vetëm ligësit bluajnë,
Si mulliri i prishur nxjerrin gëzhutë!
Tani duhet sita që t’i ndajnë,
Mirësitë të përhapen në çdo skutë!!