Sa kam mall
Mall të të shkelë me këmbën time,
e të përshkoj ato fusha
ato djerrina të mbetura shterpë
Ku as këmbë ogiqi me këmbanë me nuk të shkelë,
As lojra fëmish
e as bageti më aty nuk mbet.
Ju lendina e mrize të mbetura t’vetmuara
Ku as blegërima më nuk dëgjohet
Mbetet te vetmuara
ku vetëm erë malli ju pershkon andej pari.
Lumin e mbuluan barishte
Se më nuk e kalon kush,
Luadhet me atë barë
që ushqente kopenë e bariut
më ashtu nuk janë.
Më nuk je si më parë
e as femijë me nuk lodrojnë
mbi ate tapet bukurie
Aty ku më s’bashju s’këndojnë.
Iken e u tretën
humbën torruan
Ia mësynë metropoleve
Atje ku as kohë për mall të shuajn nuk kanë.
E mu keshtu bosh ju lam
o bukuri te venitura
ku me ju e në ju u rritëm
E u bëmë burra
e ne fund ju lam pas shpine.
U tretëm nepër botë
Për jetë më të mirë
E të lam të vetmuar
ty o vendlindje
e me mall po të shkruaj
e në vaj te kujtoj.
Por nje gje e di
se aty një ditë do vi,
do vi por sy mbyllur
me një pikë loti për ty
qe kaherë nuk isha te ti.