MERRE MALLIN TIM
Merre mallin tim,
Merre
E kthema mbrapsht
Si përqafim
Në grafikë ditësh me grykën lak
Është kapur lot përmbi qerpik
Merre mallin tim njëherë,
Merre
E në s’të duhet
Flake tutje
Siç ditët bota
Flak në askund
Sado të shmangesh
Ti gjithherë
Të përket ky mall ,
Sakaq
Por prap tek ti do të kthehet
Bumerang
Ky mall më shumë
Sepse
Është malli yt
Tek i imi mall..