UJKU I KOHËS
Skërmoqet jeta si shkëmbej
që rrokullisen në greminë.
Rrufe qielli në ndeshje reshë.
Urrejta ka pushtuar njeriun.
Po ku iku dashuria në mes nesh?!
Pejsazhi i ëndrrave me agime të vrara.
Koha i fton njerzit në përbaltje mizeriane
Enden sanambul rrugve,
të etur ,të çartur,në etere mariuane.
Janë gati të godasin, të vrasin,
me e gjak ti ngjyejnë turinjtë,
i nxjerrin dhëmbet,i zgjasin thonjtë
pa mëshirë të shqyejnë.
Erdhi koha që thonin se do vijë.
Apokalips,herezi.
Fëmija vret prinder,
Prindrit vrasin fëmijë.