Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Shehu-"Nëse nuk zgjohem nesër"

Valbona Shehu-“Nëse nuk zgjohem nesër”

“Nëse nuk zgjohem nesër”

Nëse nuk zgjohem nesër
Ju mos jeni të trishtuar
Por me kujtoni me mall
Ato që jetove pranë meje.


Nese nuk zgjohem neser.
Thuaj se nuk ishte koha ime
Sepse Zoti nuk e ka gabim
Dhe koha e tij është perfekte.


Nëse nuk zgjohem nesër
Askush mos te me qaje.
Po te ecin ne jete krenare
Sinqerisht dhe me shembull.


Nese nuk zgjohem neser.
Ti miku i zemrës sime
Eh ishe një bekim i madh
Mos qaj dhe mos u pendo.


Po nesër nuk zgjohem jo
Ti je dashuria e jetës sime
Mos mendo se kam vdekur
Mendo se jam në gjumë.


Më merr në zemrën tënde
Për pjesën tjetër të jetës tuaj,
Kush thotë lamtumirë nuk vdes
Vetëm ata që harrojnë vdesin.


Por mos e ndal jetën tënde,
Duke vuajtur mungesën time.
Nëse një ditë do të më shikosh
Më gjeni në një kopsht me lule.


Më kërko tek fluturat
Në zogj, në trëndafila
Në lumenj me ujë të pastër,
Dhe në përkëdheljen e eres.


Nëse një ditë do te ngjallesha.
Un perseri do te thoja ju dua.
Vjen nga thellë brenda shpirtit
Unë gjithmonë them atë që ndjej.


Pse i shkruaj të gjitha këto?
Unë as vetë nuk e kuptoj mirë
Por sot dua të jetoj intensivisht,
Në rast se nesër… nuk zgjohem.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT