Sunday, September 8, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -MONOLOG

Petro L. Sota -MONOLOG

MONOLOG

Të gjitha gratë, që më kanë dashur,
I kam ruajtur në kujtesë normalisht,
Shumicën prej tyre, si aromë lulesh,
Ndërsa disa të tjera, si lule sigurisht

Dhe koha për ato në kujtime më flet,
Se kam të lehtë, t’i kujtoj një nga një
Edhe sikur të kisha, një tjetër jetë,
S’do të arrija, t’i harroja përgjithnjë

Por s’më vjen çudi, se ka një shkak,
Që unë ty, të kam dashur më shumë,
Se në shpirtin tim, ti ndeze një flakë,
Dhe akoma nuk është shuar tek unë,

Prandaj të veçantat, s’do të harrohen,
Sepse ti ke qenë, një zbulim shkencor,
Të tjerat ndoshta, më pak më kujtohen,
Ndërsa ti, siç kujtohet një eklips diellor.

Ti më eklipsove, si hëna diellin e vetë,
E të tilla eklipse s’mundesh t’i harrosh,
Fytyra e jote hënore, më ka dhënë jetë,
Sa herë, kur jam ndjerë, i vetëm bosh,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT