Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci -SA MË DHËMB PËR TY ATDHE !

Gjelina Maçi Keci -SA MË DHËMB PËR TY ATDHE !

SA MË DHËMB PËR TY ATDHE !

Sa më dhemb për ty atdhe,
Ku sundon padrejtësia,
Dikush gjakun ta thith krejt
Nëpër sofra rritet varfëria.


Nëpër shkolla fëmijët firuan
Mbeti atdheu pa vajza, djem;
Larg, o larg në dhe të huaj
Sjell Europa t’huaj e pleq.


Mbetën kullat bosh pa burra
Dhe xhaketat janë xhepshpuar,
Sikur pranë ka ardhur lufta
Nga kusarët me ar mbuluar!


Sa më dhemb, o vendi im,
Ku ka humbë demokracia,
Ishte ëndërr një ndryshim
Po me djaj na erdh ligësia!


Zemër e shpirt t’kanë plaçkitë,
O, sa shumë hajdutë të regjur,
Pritëm gjatë ditën e lirisë
Në atdhe mos t’jemi skllevër.


I kemi zgjedhur ne të parë
Bëhen milioner sa hipin n’karrigë,
Shqipnia s’mbet nanë e pa djalë
Është dhe jona ,ngadalë more i lig !


Ju çakenj a jeni shqiptarë ?
Sa barktharë , duarshtrirë,
Shpirtverbuar, zemërtharë,
S’jeni njerëz ,katila pa mëshirë !


Ikën të mirët në udhë bote
Iku ajri për ty, atdhe!
Po i bjen loti kësaj nanëlokeje
Kërkon shpresë ku është le .


Ka ndrin hana rreze dielli
Si vendi im askund nuk ka,
Me gjithë plagët që i merr shpirti
Ëndrrat tona marrin krah.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT