Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-TË VRAU TY,BURGOSI VETEN

Murtez Asllani-TË VRAU TY,BURGOSI VETEN

TË VRAU TY,BURGOSI VETEN

Në kohën e sotme
vrasje e maltretime,
vret gruan,motrën
dhe kënaqet me krime.

Mosni kështu vëllezër
se nënat pikëllohen,
mbyllet dera jote
me gjemba mbulohet.

Ndal atë dorë vrastare
se Zoti të dënon,
ku do ta bësh vendin
nuk ke se ku shkon?

Ndaleni dhunën
për këto krijesa,
që lindin fëmijë
dhe jetojnë me shpresa.

Si vritet një grua
dhe mbyllet në dhe,
kurrë s’do t’jemi t’lumtur
do t’pësojmë ne.

Kështu mos veproni
se kombin e shëmtojmë
dhe familjen tonë
ne po e shkatërrojmë.

Vargjet më të bukura
nënës,motrës ia kushtojmë
dhe sot pa mëshirë
me plumb e qëllojmë.

Krimineli i pashpirt
revolën e drejtoi,
vrau femrën e gjorë
dhe veten e shkatërroi.

Medet për këta njerëz
që gruas s’ia dinë vlerën
dhe përgjithmonë
vetes ia mbyllin derën.

Mos e harxho plumbin
ruaje për armikun,
,jo ta vrasësh gruan
ta pikëllosh dhe mikun.

Njerëzit e till
fare nuk kanë zemër,
pa menduar fare
e vrasin një femër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT