‘Mendimi për motin’, ka parashikuar rrebeshe shiu e rënie e temperaturave ditën e mërkurë, shkruan Gazeta Metro.
Rrebeshe të dendura shiu dhe bubullima përfshinë vendin ditën e mërkurë, kryesisht nga orët e mesditës. Temperaturat fillimisht shkojnë deri në 13C e 15C, por se me kalimin e frontit të ftohtë pasdite më vonë zbresin deri në 6C e 7C. Era ndryshon drejtimin në veri e verilindje dhe frynë edhe mesatarisht e fuqishme 6-14m/s.
Nëpër vise malore priten të reshura dëbore. Meqenëse reshjet lokalisht mund të jenë më intenzive, shfaqen gjasa për përmbytje të shpejta, kryesisht në pjesë më të ulëta.
Të reshura shiu parashihen edhe për ditën e enjte, më shumë orëve të pasdites.
Vransirat mbesin dominuese edhe ditën e premte dhe përgjatë fundjave, herë pas here të shoqëruara me të reshura shiu. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 10C e 12C, e ato minimale ndërmjet 3C e 5C. Reshjet e borës, duken më të mundshme në vise malore. /gazetametro.net