Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetes Albina Trebicka 

Cikël poetik me vargjet e poetes Albina Trebicka 

IKJE…
Ta lexoj në sy atë, që thua
….edhe atë që s’thua
secili nga ne ecën duarlëshuar,
në rrugën tonë tashmë ngushtuar


Dikur…
një vështrim shihte shpirtin,
një përqafim i fshehur prej vetes,
një pëshpëritje ,që ndizte çastet,
një dilemë rrënqethëse e jetës


Dikur…
një dashuri rrëmbimthi,
një qerpik në përpëlitje,
ca fjalë që u thanë e s’u dëgjuan,
ca puthje të ftohta dhënë në ikje…


Unë zgjodha pranverën të largohem prej teje,
të lashë dimrin dhe shpërthimet rebele

SHTIGJEVE të SHPIRTIT…
Në një copëz të vogël kohe
gdhëndëm takimin e parë
Aty u pamë,
aty u ndamë
dhe morëm me vete
ato që s’u thanë
Në një copëz tjetër kohe,
ndoshta rrimë më gjatë
të mos flasin vetëm sytë,
po shpirti shtigjeve, pa anë
Ti erdhe një ditë pa pritur,
pa ditur
kemi mbetur të dy
në mendime zhytur…

E MBAN MEND…?!
Një fije nga floku yt i gjatë,
kish mbetur tek supi im
me atë fjeta unë atë natë
ishte për mua i pari kujtim
E trembur ti vrapove nëpër shi
pa e hapur çadrën në atë rrebesh
Shiu lagte flokët dhe gëzimin tënd,
edhe puthjen e fshehur
mes resh
E gjithë mbrëmja m’u tret
i zhytur në mendimet e tua
disa më pëlqenin shumë,
disa më ” frikësonin” mua
…veç një gjë ta mbash mend,
të kam dashur dhe të dua…

SYTË E NATËS…
Përpëlit qerpikët nata
Zhveshur të flemë bashkë
Gishti i gjethes troket mbi xham
Hëna po pret jashtë
As nata,
as unë
nuk patëm gjumë…
U arratisa unë nëpër ëndrra
Nata puthte hënën pa zhurmë
Fsheh heshtja mijëra të pathëna
Sytë e natës kurrë s’kanë gjumë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Fitore Haklaj-ËNDËRR

Moti për sot