Sunday, May 19, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-NDEROJE FAREFISIN DHE MIKUN

Murtez Asllani-NDEROJE FAREFISIN DHE MIKUN

NDEROJE FAREFISIN DHE MIKUN

Farefisin dhe mikun
çdoherë duhet nderuar,
se pa miq dhe farefis
është vështirë për t’jetuar.

Farefisi dhe miku i mirë
kurrë nuk të tradhtojnë,
por në ditë të vështira
përherë të ndihmojnë.

Me fjalë e vepra t’mira
mikun e farefisin t’i afrojmë
dhe kështu vetveten
gjithmonë e lartësojmë.

Farefisin duhet vizituar
dhe të ruhet afërsia,
se jeta është më e lumtur,
kur të çmon njerëzia.

Dasmëm,ahengun e vdekjen
farefisi ta hijeshojnë,
prandaj shkoni mirë me ata
dhe t’lumtur t’jetojmë.

Së paku në dy javë
farefisin ta vizitojmë
dhe nëse ka nevojë
bën edhe t’i ndihmojmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT