Monday, December 23, 2024
BallinaLajmeEKSKLUZIVE: Tre policë të Kosovës u mbajtën të ndaluar nga autoritetet serbe...

EKSKLUZIVE: Tre policë të Kosovës u mbajtën të ndaluar nga autoritetet serbe në kufirin Serbi – Kroaci, u liruan para pak minutash

Shumë qytetarë të Kosovës u ndalën mbrëmë nga autoritetet serbe në kufirin Serbi – Kroaci dhe Serbi – Hungari pa asnjë bazë ligjore.

Pas më shumë se 18 orë ndalimi arbitrar, një pjesë e tyre janë lejuar të vazhdojnë rrugëtimin.

Por 3 policë të Kosovës, shqiptarë, u mbajtën të ndaluar nga autoritetet serbe në kufirin Serbi – Kroaci deri para pak minutash kur u liruan.

Burime të Veriu.info bëjnë ditur se zyrtarët policor të ndaluar ishin me inicialet R.P., R.S dhe për të tretin nuk kemi arritur ta konfirmojmë identitetin.

Kështu ka mësuar Gazeta Online Veriu.info nga burimet e saja.

Siç thonë burimet, policët e Kosovës, shqiptarë, ishin duke udhëtuar privatisht, pra jashtë detyrës zyrtare.

Ata u vizituan nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT