FRYMË
Ti sirenë deti që me magjinë tënde zgjon ndjenjat e mia të fjetura e më bën të sillem si adoleshent,
Puthjesh, do të ngjis qiejve të lartë,
deri, violinë e shpirtit të prodhojë tinguj serenatë.
Perëndesha e bukurisë,.. perëndesha e dashurusë,..
Deri yjet të fshihen bërë ziliqarë,
Deri agu me turfullima zogjsh, të zbardhë,
do të mbaj në krahë.
Bukurinë e shpirtit tënd, skalitur kam në mendje.
Shtatit tënd skulpturë e artë Vatikani frymoj, me endje.
I marrosuri yt,.. unë jam!