Ka vdekur personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në Pejë.
Mësohet se viktima është Ilir Osmani shtetas i Shqipërisë, i lindur në vitin 1980.
Ai ishte dërguar për tretman në Spitalin e Pejës, por nuk arriti tu bëjë ballë plagëve, që i shkaktoi aksidenti.
Policia është në kërkim të personit i cili shkaktoi aksidentin e i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Sot rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Agim Çelaj. Një person është goditur nga një veturë dhe është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen. Sipas dyshimeve të para, personi është goditur qëllimisht, kurse i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë