Disa ditë më parë u nda nga jeta vogëlushja Noela Osmani nga Kaçaniku, për trajtimin e së cilës u mblodh një shumë e të hollave, shkruan Mitropol.
Pasi vajza dy muajshe u nda nga jeta, familja Osmani vendosi që 15,500€ e mbledhura për të t’i dhurojë për të riun nga Nerodimja, Shkëlqim Biba, i cili do të operohet këto ditë.
Familja e saj sot na dorëzoi të gjitha paratë e mbledhura për shërimin e saj, andaj së bashku vendosëm që 15 mijë e 500 euro t’ia dedikojmë të riut ferizajas Shkëlqim Biba 31 vjeçar nga Nerodimja, që do të operohet këto ditë, e ka mbetur shumë keq nga një lëndim në trupin e tij.
Kjo traditë e mirë në Ferizaj që të kthehen paratë rastin tjetër që ka nevojë, njihet kudo tashmë në Kosovë e më gjerë.
Çdo ditë ne heqim halle të njerzëve, gëzojmë familje dhe japim shpresë për jetë më të mirë.
Ferizaj e Kaçanik