Sunday, September 8, 2024
BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Do zgjohen një ditë.

Barie Çupi-Do zgjohen një ditë.

Do zgjohen një ditë.

Kan’me i trazue varret,stuhitë e qiellit,
sypërlotur do zgjohen heronjt,
lamtumira e tyre vargjeve t’poetit,
kohët gëzojnë idhnuem,
surbull si ylberë në shuarje këngët,
emrat,
rrugët,
rrejshëm ca hije bustesh,
si gërmadha amanetesh në histori,
betejash të largëta,
zemra zemrën han n’mëkat,
e n’gjurulldi udhësh fshehur në dekada,
e n’harresë,
e n’tradhti,
mendjeshkurtër,
dritshkurtër,
veshur bukur,
jetë e palumtur,
heshtjet s’mund të vrasin dorën e dreqit,
ndërsa cimbojmë si zhurmues kanalesh.


Atdheu është trupi ynë,
i shkruaj,
e bëj pikturë,
shpatesh bërë djerrinë,
si t’vdekurit n’agoni,
të gjallët në padije,
vrugët e pashije,
ca në ikje ,
tjerët në dremitje,
fasadash si kombsi…
Do zgjohen një ditë heronjtë,
por do fillojnë t’përloten,si nënat për fëmijë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT