Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-MALLI MË KA MARRË

Elvira Zeneli-MALLI MË KA MARRË

MALLI MË KA MARRË

Sot më mori malli për sofrën
Aty ku si zogjtē mblidheshim dikur
Të varfër,
Për pak bukë e kripë e zemër,
Dhe për shumē dashuri.

Dashuria gjithmonë ishte me mua,
Dhe e dashuruar rrija në folenë time,
Nuk u mungoi as vëllezërve as motrës,
As gjyshërve nuk u mungoi,
Se dashuria ishte kryefjalë në votrën tonë.

Por njē mall më djeg për odën ku mblidheshim
Ku kuvendonin pleqtë mjekërbardhë
Dhe ne bëheshim sy e veshë
Se fjalët tireshin hollë,
Filozofi e jetës sonë,
Që s’ luante kush,
Si guri që peshonte rëndë në tokën tonë të lashtë.

Më ka marrë malli kur dilnim në vapën e nxehtë,
Tek mbanim çarçafin kur e shkundnim manin e moçëm shijeëmbël nē oborr,
Kur rrobat i merrnim e në lumë laheshim si mjellmat e bardha
Për pak freski,
Dhe për shumë dashuri.

Malli mē ka marrē për lojën me guralecē
Për lojën cingli kush ishte më i shkathëti
Për lojën me kontinente kur luanim,
Për lojën me nëntë kokrrat e fasules dhe të misrit
Dhe lojën me litar
Për kēto malli me ka marrë.

Kam mall për atë vend
Për atē kohë
Për ata njerëz,
Për shkollën time
Për mësuesen e klasës së parë,
Kur e shkruante orën në ditar,
Kam një mall të pashuar,
Atëherë kur unë çapkënja ende s’ isha shtruar,
Malli më ka marrë për një dashuri të paharruar….!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT