Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Aty te ti

Enver Sahiti-Aty te ti

Aty te ti

Aty, po kthehem te ti
Në shtratin e jetës t’fminisë,
Aty ku gjumin e bënim nën hije
Te shelgu, aty pran mrizeve,


Aty ku aromë kopeje delesh
na bënte inhalinën
Aty ku gurgurimë e lehtë lumi
na këndonte ninulla
Aty kur flinim nën shelgun fletë njom.


Aty ku milingonat
bashkjetonin me ne
pa na bezdisur e as trazuar
Aty ku fllad puhije nga ato hije
na pershkonte dhe përkëdhelte
ato fytyrat tona të njoma.


Delet nën mriz
të ngjitura pas njera tjetrës
me kokën futur thell në turmë,
shijonin at fllad në atë vapë korriku,


Mu aty atëherë
kur vapa përcëllonte
Ku piqej kokrra e grurit dhe priste draprin e korrtarit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT