SI HUMBË MENDJA
A e si të jetojmë,
jetë me valigje
n‘rrugë pa shtigje
as n‘kodra as brigje
as në tokë, as në qiell
nata pa hënë
dita pa diell
çfarë korret
pa u mbjellë,
sy n‘qiell si me pjellë
mendimet bredhin
nëpër tokë e qiell
as nuk zbresim
as nuk njitem
në lot t‘zbehun
çoroditem,
mërdhi n‘vapë
në rrethe kapë
edhe në gëzime, mërzitem,
në shi rrezitem
akull djersitem
me çaj të ngrohët flladitem
tokë e qiell
me ne habiten
pse t‘mos çoroditen
mendja të t‘luaj
larguam të huaj,
n‘majë kunjit ulë
n‘kokë apo ku ?
Mbesim pa u ngulë.