Harry Kane mund të rikthehet sërish në Premier Ligë. Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, bordi i Chelseat po monitoron situatën e qendërsulmuesit anglez te “bavarezët” me shpresën për të arritur transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.
Kane nuk është i lumtur në Bayern pavarësisht 37 golave dhe 12 asistimeve të realizuara në 35 paraqitje sezonale, prandaj ideja e Chelseat është të hyjë në një negociatë të mundshme me “Uraganin”, që konsiderohet si numri 9 ideal për të zgjidhur problemet ofensive të trajnerit Pochettino, i cili e “dashuron” stilin e lojës, së Kane.