Saturday, July 27, 2024
BallinaSportSot luhet finalja e Kupës së Kosovës, Ballkani-Prishtina

Sot luhet finalja e Kupës së Kosovës, Ballkani-Prishtina

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Prishtina kërkon ta mbrojë titullin kampion, kurse Ballkani i Ilir Dajës dëshiron ta mbyll sezonin me dy tituj kampioni, pasi zyrtarisht doli fitues i elitës së futbollit kosovar në fitoren ndaj Llapit vikendin e kaluar.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës fillon nga ora 15:00 kurse në tribuna pritet të ketë numër të madh tifozësh nga të dyja skuadrat.

Kujtojmë që në rast se fiton Prishtina, atëherë siguron një vend në garat e UEFA-s, por në rast se fiton Ballkani – Malisheva është ajo që merr një vend në garat e Europës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT