Saturday, July 27, 2024
BallinaSportE konfirmon Mbappe, sonte do të zyrtarizohet si lojtar i ri i...

E konfirmon Mbappe, sonte do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Realit

Kylian Mbappe e ka konfirmuar transferimin e tij në Real Madrid.

Ylli francez madje ka njoftuar se zyrtarizimi i këtij mega-transferi mund të zyrtarizohet sonte.

Këtë, futbollisti i deritashëm i Paris Saint-Germainit ia ka thënë presidentit Emmanuel Macron në një takim publik me të sot paradite, shkruan “Gazeta Express”.

“Zyrtarizimi do të bëhet sonte”, ka thënë ish-futbollisti i Monacos, i cili në fund të këtij muaji do të bëhet lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me PSG-në.

Dhe, ai do të nënshkruajë kontratë afatgjate me kampionin e freskët evropian, i cili njëherësh e fitoi edhe titullin në La Liga.

Shumë shpejt pritet të arrijë komunikata zyrtare e klubit madrilen. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT