Saturday, July 27, 2024
BallinaSportReal Madridi prezanton fanellat e reja për sezonin 2024/25

Real Madridi prezanton fanellat e reja për sezonin 2024/25

Real Madridi ka publikuar edhe zyrtarisht fanellat e reja si vendas për sezonin 2024/25, të prodhuara nga kompania e mirënjohur Adidas.

Los Blancos do të luajnë në shtëpi me fanella të bardha klasike, të kombinuara me motive të errëta.

Fanella përshkruhet si ‘minimaliste’ por ka një model ‘houndstooth’, e cila mbulon gjithë fanellën.

“Aty ku bëhen legjenda. Prezantimi i fanellës së re si vendas e Real Madridi për sezonin 2024/25”, shkruan në postimin e faqes zyrtare.

Kompleti tashmë është në shitje në dyqanet zyrtare të klubit dhe çmimet për fanellat e meshkujve dhe femrave fillojnë nga 100 euro.

Prezantimi i fanellës u bë thuajse nga të gjithë yjet e ekipit duke filluar nga Luka Modric, Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Federico Valverde. /Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT