Saturday, July 27, 2024
BallinaKulturëGANI HAMZA R E K U I E M Dramë nga:...

GANI HAMZA R E K U I E M Dramë nga: Mehmet Kraja Regjia: Naser Shatrolli Trupa e Teatrit ‘’Avdush Hasani’’ – Podujevë

Jo pa një shkas shkova për të dytën herë në shfaqjen ”Rekuiem” të teatrit ”Avdush Hasani” në Podujevë.
Regjinë e shfaqjes e ka bërë regjisori – Naser Shatrolli, tashmë i njohur dhe i dëshmuar ndërkombëtarisht.

Përkujtimi apo Rekuiem siç është në afishen e kësaj shfaqjeje një kohë jo shumë e largët e kësaj ndodhie apo siç thotë regjisori një shfaqje e etablueme me yllin në mes!
Që në fillim më duhet të them se estabilishmenti apo kuptimi i saj është kur njerëzit vendosen në pozita të caktuara dhe mandej këta e ruajnë me xhelozi pozitën e tyre.

Subjekti i shfaqjes është ky : Dy personazhet kryesore Sheremeti (Enveristi) dhe Demushi (Titisti), dikur që kishin qëlluar të ishin armiq në relacione idealesh.
Njëri idealist – enverist kurse tjetri dhunues i idealeve të Enveristit.
Drama zhvendoset në kohën e ardhjes së demokracisë së brishtë, përkatësisht, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dy protagonistët e dramës, takohen në shtëpinë e Idealistit me sebep festa e pavarësisë.
Janë dhe fqinjë megjithëse Jugosllavi (Titisti) edhe sot e kësaj dite sikur e mban nën vëzhgim (Enveristin) patriotin, që mund të jet akoma i rrezikshëm për Titistin.

Enveristi zgjedhë makinën e shkrimit, me synimin që të shkruaj memoaret e Tij. Ndërsa, shpallja e pavarësisë, humbja e miqëve dhe të familjes cdo gjë është e pa kuptimit për Enveristin ndërkohë Titisti, i’a djeg në kofen e marrësisë historike letrat, mu aty ku janë zier gjellërat dhe të bëmat e pislliqeve të një kronologjie të tërë!
Kompleksiteti i figurës së Enveristit është sa i dhimbshëm po aq dhe tragjik fakti që ka përjetuar vuatje dhe trauma nëpër burgje duke bërë një luftë permanente dhe me ndjenjat e larta për bashkimin kombëtar.
I rrahur nga pasoja e së shkuarës dhe i dërmuar nga pezmi i së tashmes, madje, i dhunuar deri në tredhje dhe i anashkaluar nga shoqëria, nga familja dhe fëmijet e tij, të cilët ditën e pavarësisë e lënë me duar në xhepa, të vetëm dhe para një dileme të madhe ”Kush na tradhëtoj – ishim vet ne tradhëtorët, apo u tradhëtuam nga pislliqet ndërshoqërore”
Gratë janë subjekt përtallës, madje, ato dalin të jenë mish për thua në tradhëtinë ndërmjet Tij dhe bashkëpunëtorve të ngushtë, që dalin me apo pa qëllim të jenë shkakëtar të asaj ‘tradhëtie’. Ndërsa, dhunimet, persekutimet, dilemat, dyshimet, dallaveret e ndërsjella, të gjitha këto gjëra, nxiisin debat konkret përgjatë lojës së shfaqjes.

TRAJTIMI I REALITETIT JETËSOR

Në këtë vepër bëhet fjalë për realitetin jetësor ku mikrostrukura në brendësi të kohës dhe jetës së njeriut është e përjetuar thellë.
Pas një gjakimi apo hulumtimi dhe flijimi të madh, regjisori krijon një botë specifike ideoestetike, brenda së cilës gërshetohen tablo dhe shtigje ku pasqyrohet nje realitet i ri.

KONFLIKTI
Konflikti i shtruar në shfaqje shtrihet në dy plane.
Diferencohen dy botëra, dy mentalitete – viktima dhe dhunuesi.
Njeriu si qenje e vetëdijshme synon që të ecë përpara pa shikuar botën nga aspekti material dhe me nje stoicizëm duke dashur që të lë gjurmë nga mbrapa.
Pra, ky është njeriu i përvuajtur edhe në paqe – protagonist i dramës.
i cili me simbolikën e vizores e përcakton veriun dhe jugun, ndërsa makinë e shkrimit e shndërron në mbretëri qëndres gjersa në të ka të gravuar figurën e Demaçit.

SIMBOLIKË E TË VËRTETËS HISTORIKE

Me gota të rakisë duan që të kapërcejnë divergjencat e tyre, përderisa pushteti dhe idetë për bashkimin kombëtar nuk janë më në duart e asnjërit dhe ata me apo pa dashje e fusin rakinë mes tyre për të bërë ujdi me shikim kah e ardhmja.
Fundja, kjo është dramë individuale ndërsa në shfaqje shpërfaqet drama kolektive e shqiptarëve.

SIMBOLIKA E TË BUKURËS

Vlen të theksohet skena me gruan – dashnore kur shfaqet në shtëpi, të cilët bisedojnë për të kaluarën, pastaj, kambana e së shkuarës, brenda deërës së yllit të komunizmit ia zgjon ndjenjën e dikurshme për seks.

DILEMA TË THELLA SHPIRTËRORE

Takimi me shokët e ilegales, zgjedhë shumë nyje dhe ngarkëon shumë barra mbi supet e tyre. Shokët e idealit i vë para kutiit të dilemës së madhe – tradhëtisë. Figurat, ”Geshtetneri”, nofka e shokut ”Veli’ dhe emrat e shokëve të tyre, janë vërtetë rekuiem për rrethanat që po jetojmë.

PERFUNDIM
Në fund del se ky ishte ‘fajtori’ për vetveten dhe vuajtjet e Tij. (edited)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT