Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritDava Nikolli-BOTË TRADHËTARE

Dava Nikolli-BOTË TRADHËTARE

BOTË TRADHËTARE

Thonë: Se në kopsht të Edenit,
kanë lindur ëngjëlli e djalli.
Asaj molle të ndaluar,
është shkruar jeta edhe varri!


Thonë: Aty filloi shpirti mëkatar,
filluan të zezat e botës, ligësia e krimi.
Kur para altarit e kanë vrarë,
e kurban i botës, është bërë Kaimi.


E vranë shpirtmirin Abel,
dha shpirt nën tingujt e Lamekut.
E lidhen me pranga Prometeun,
atë që i dha botës, zjarrin e hekurt!


Dikur murëve të Athinës,
të madhin Sokrat e kanë gjykuar.
Babai i filozofisë botërore,
iku me kupë të helmit në duar!


Në kodër të Golgotës,
të kryqëzuar e tërhoqen zvarrë.
Jezus Krishtin, birin e Perëndisë,
mbi dymijë e sa vite më parë!


Eh! Si qenka pagëzuar kjo botë,
që të vuaje njeriu, nga njeriu.
Të gjallë njeri-tjetrin e fusin në tokë,
me djallin mbret fiton Brutziu!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT