Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritLlesh Gjoka-PYLLI I POETËVE

Llesh Gjoka-PYLLI I POETËVE

PYLLI I POETËVE

Se si më ngjan sot
kjo ushtri e madhe poetësh
Me një pyll që dendësohet
pareshtur,
çdo ditë.


Me drurë
që e mbajnë kryet lart
gjer te retë
Sekush të kapë më parë
dritën e diellit.


Unë,
diku strukur, kam ndërmend të rri
Në një skutë me pak ajër
Vetëm me një rreze dielli
që më viziton
çdo mëngjes.


Le të jem,
s’ka gajle
Vetëm një gjethe e blertë
Një syth që po shpërthen
Një rrënjë që njomëzon
Në humusin e zi të pyllit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT