Vëllezër Shqipëtarë,
të prekim urtësinë,
të zëm udhën e mbarë,
të ngjallim Shqipërinë.
Shqipëria ka qenë
dhe do të jetë,
po sot në ditët tona
të metë të mos ketë.
E ka nderuar Zoti
gjithënjë Shqipërinë
ish fort mirë qëmoti,
do bëhet dhe taninë.
Ajo ish koh’ e zjarrtë
dhe kish mundime tepër,
po sot pëndë dhe kartë
na duher, nuk tjetër.
O burra Shqipëtarë
të marim dituritë,
se s’ është koh’ e parë,
tani lipsetë dritë.
Të shkruajm gjuhën tonë
kombin të ndritojmë,
gjithë ç’ është e ka qenë
ngadalëzë ta mësojmë.
Pa shihni ç’gjuhë e mirë!
Sa shijë ka e hije,
ç’e bukur edh’ e lirë,
si gjuhë Perëdije.