Sunday, December 22, 2024
BallinaLajmeVala e të nxehtit “përfshin” Ballkanin, në Greqi nesër 43°C

Vala e të nxehtit “përfshin” Ballkanin, në Greqi nesër 43°C

Evropa Juglindore u godit nga vala e të nxehtit, ndaj në disa pjesë temperaturat i kalojnë 40°C.

Përveç temperaturave jashtëzakonisht të larta, një tjetër ekstrem i motit është depërtimi i një dallge të ftohtë që mund të nënkuptojë “përplasje” me rryma më të ngrohta dhe shfaqjen e stuhive jashtëzakonisht të forta në Rumani e Bullgari.

Ndërkohë, në Spanjë u regjistruan një nivel i madh reshjesh të cilat madje mbyllën aeroportin.

Ditën e djeshme nisi vala e parë e të nxehtit në Greqi, ku temperaturat arritën në 38 gradë në pjesën më të madhe të vendit, raporton Euronews Greece.

Megjithatë, kulmi i valës së të nxehtit pritet të mërkurën dhe të enjten kur termometri do arrijë 41 deri në 42°C, ndërsa Peloponezi Lindor pritet të arrijë në 43°C!

Në Athinë temperatura sot në qendër të qytetit ka qenë 39°C, ndërsa nesër do të jetë edhe më e nxehtë, deri në 41°C.

Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të rrezikshme, Akropoli sot do të jetë i mbyllur për vizitorët nga ora 12:00 deri në orën 17:00. Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masa mbrojtëse, që nëpunësit civilë do të punojnë nga shtëpia për tre ditët e ardhshme, ndërsa disa bashki në Athinë kanë anuluar mësimin në shkolla.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT