Wednesday, October 23, 2024
BallinaSportAsllani: Për Italinë respekt po, frikë jo

Asllani: Për Italinë respekt po, frikë jo

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ka folur për mediat para ndeshjes me Italinë në Kampionatin Evropian Euro 2024 në Gjermani.

Fillimisht, Asllani e cilësoi Italinë si një kombëtare e fortë, ndërsa vazhdoi të tregonte se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë.

“Italia është një kombëtare e fortë, nga më të fortat për mua dhe mezi po e pres këtë ndeshje. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, kemi edhe ne një mesfushë të fortë. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Ka harmoni dhe pozitivitet, kjo është kryesorja. Të gjithë jemi të fokusuar”, tha Asllani.

Më tej, ylli i Interit tha se forca e kombëtares kuqezi është grupi, dhe tifozët që i ka prapa saj.

 “Italia ka shumë lojtarë të fortë. E njoh Barellan, është një nga mesfushorët më të fortë, por Italia ka shumë mesfushorë. Nëse nuk është Barella, është Frattesi. Për mua nuk ndryshon asgjë, nuk duhet të fokusohemi vetëm te një lojtar. Grupi i Italisë është i fortë. Forca jonë është grupi, kemi edhe tifozët një plus të madh”, tha Asllani.

Asllani gjithashtu tha se në ndeshjen ndaj Italisë, Shqipëria duhet të ketë respekt por jo frikë.

 “Kur mësuam grupin ishim në avion dhe kemi bërë shaka, se e dimë vlerën e ndeshjes dhe nuk ka nevojë për ngacmime. I njohim lojtarët e Italisë. Duhet të kemi respekt, por jo frikë, i dimë kualitetet tona. Nuk ndryshon asgjë nëse luajmë me 2 apo 3 mesfushorë, ndryshon vetëm mënyra si dalim në fushë, sepse duhet grintë e zemër”, tha Asllani.

Shqipëria e nis aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024 të shtunën me fillim nga ora 21:00, kur do të përballet si mysafire me Kombëtaren e Italisë në kuadër të Grupit A të këtyre kualifikimeve. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT