Saturday, July 20, 2024
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu -SHTATORET E QYTETIT TIM

Sylejman Salihu -SHTATORET E QYTETIT TIM

SHTATORET E QYTETIT TIM

Janē shtuar shtatoret në qytetin tim,
Nga skaji në skaj,
Dhe mu në zemër të tij,
Ato rrinē zgjuar dhe shikojnë tej larg në horizont,
Armikut thonë nuk i zihet besë,
Ndaj rrinë zgjuar si nē llogore dikur,
Atdheu të mos vdesë.

Janë shtuar shtatoret në qytetin tim,
Që plot shkëlqim rreze lirie shperndajnë,
Plagët dhe vdekjen e atdheut ia morën,
Dhe vetës ia dhanë.

Me to si me dekorata trupin e tyre zbukuruan,
Për pak dritë,
Pēr pak diell,
Për njē atdhe,
Nën këtë qiell.

Janë shtuar shtatoret nē qytetin tim,
Ata që luajtën role në një tragjedi,
Jo si në teatrin absurd lojë dhe hipokrizi,
Por që fushat dhe bregoret e blerta me gjakun e tyre i skuqën,
Me dashuri.

Nē zemēr të qytetit rri nxënësi im Rexhep Bislimi, që fjalën ATDHE me automatik e shkroi,
Pastaj edhe anglezi Tony Bler,
Te Biblioteka e Qytetit me një flamur në dorë rri Hyra Emini,
Dhe në periferi të tjerë.

Pranë tyre sot fëmijë dhe pēllumba lodrojnë,
Luajnē,
Këndojnē,
Cicërojnë,
Dhe peizazhit urban rreth tyre,
Bukurinē ia shtojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT