Një person është therur me thikë të enjten mbrëma në Suharekë.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar me thikë nga person/a të dyshuar panjohur për të. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është në procedurë hetimore ndërsa me urdhër të prokurorit vepra është cilësuar si lëndim trupor