UDHËTIMI I LOTIT
Loti u rebelua nga mërzia ime
Pikëllimin tim nuk e duroi
Pikoi si një rigë e shiut të verës
Nisi udhëtimin pa më pyetur fare
Kaloi male e kodra duke të kërkuar ty
Nuk pushoi as tek lumenjët me tërbim
Edhe detërat valë e valë i kaloi me një qëllim
U përplas me dallgët e detit bashkë me melodit
Nuk u mashtrua as nga qetësia e oqeanit
Nuk u tretë as në ujërat e sojit të tij
Duke u rrotullisur shëtiti rreth botës
Ra mbi ty me plotë mallëngjim