Wednesday, October 23, 2024
BallinaSportPritjes i erdhi fundi: Shqipëria sonte fillon rrugëtimin në Evropain, luan kundër...

Pritjes i erdhi fundi: Shqipëria sonte fillon rrugëtimin në Evropain, luan kundër Italisë

Sonte nga ora 21:00, Shqipëria fillon rrugëtimin e saj në Euro 2024.

Në stadiumin “Signal Iduna Park”, kuqezinjtë sfidën e parë e luajnë kundër Italisë, shkruan Reporteri.net.

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave kuq e zi, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.

Gjermani Felix Zwayer do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, që do të ndihmohet nga Stefan Lupp dhe Marco Achmuller.

Daniel Siebert do të jetë arbitri i katërt, kurse asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert.

Holandezi Rob Dieperink, asisenti i dytë në dhomën VAR. /Reporteri.net/.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT