DRITËRO O PENË E ARTË
I dashur Dritëro Agolli,
Shkrimtar dhe poet i shquar,
Bir i ndritur i Devollit,
Bir i shqipes i nderuar.
Fare pak ke fjetur gjumë
Se natë e ditë ke shkruar,
Mbase je lodhur shumë,
Po penën s’e ke lëshuar.
Dritëro o penë e artë,
Gjeni i letrave shqipe,
Si zgalemi ngjitesh lartë,
Fluturon ti nëpër vite.
Patriot dhe atdhetarë,
Shkrimtar me shumë kulturë,
Mbete puro shqipëtarë,
Asnjëherë s’u bëre urë.
O njeriu ynë i shquar,
S’jam poet por bejtexhi,
këto vargje më buruan,
Veç nga respekti për ty.