Monday, December 23, 2024
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-UDHËKRYQET TONA ...!?

Zymer H. Haliti-UDHËKRYQET TONA …!?

UDHËKRYQET TONA …!?

Kënga e zogut në një degë gjysmë e thyer…!)

Sikur jemi katandisur si shqiptarë
grindemi e ofendojmë si të marrë
për interesa të ngushta e vetiake
po i lëm anash çështjet kombëtare

Ku është tash Kosova,Shqipëria
shqiptarët në tokat e pushtuara?
ku mbeti besa,nderi e krenaria
që patëm dikur tradita të bukura.

Afrohuni,qetësohuni o shqiptarë
sepse mjaft jeni grindur e sharë
për hir të Shqiprisë nënë etnike
lëni ndasitë…formoni një Lëvizje

Është koha fundit për Shqiptarinë
ta shpëtojmë nga ca armiq barbarë
nëse sot e duam kombin e Lirinë
veprojmë të bashkuar si Shqiptarë.

Ndoshta është koha për një Kuvend
të mblidhen intelektualë, akademikë
të shtrojnë në tavolinë çdo problem
të qesin shqiptarinë shpejt në Dritë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT