DËSHMORIT TIM
More rrugën e amshimit,
rrezet e lirisë bien mbi varrin tënd,
buzëqeshja e diellit mbështjellë tokën
flamuri i lirisë të valoj lirshëm.
Trupi YT humbi atje në rrugë pa kthim,
vepra jote mbet mbi tokën e etshme lirie,
rrezet e ngrohta u shpërndanë në gjithësi,
lule në përjetësi.
MALLI PËLCET GURIN
Dua te të shoh
Para së t’më mbyllën sytë
Dua të të prekë
E të ledhatoj
Dua të ndjej afër
E të pèrqafoj…
Dua,te tè dua
Por s’mund tè takoj
Ah,sa larg
sa largë më je,
Sytë nuk më bëjnê dritë,
Errësira mbuloj çdo gjë.
Sa trishtim ndjej
Kur mendja më shkon
Së sytë e mi
Më nuk do të shikojnë…
Malli pelcët gurin
Edhe shpirti tim
Dua te të shoh
O engjëlli im…