Saturday, July 20, 2024
BallinaVitrina e libritBekim Blaku-Premtim a Shpresë

Bekim Blaku-Premtim a Shpresë

Në kalldrëme të shkëlqyera
E në asfalte të pluhurosur
Defilojnë dhe të tillë plangprishës
Me të kaluar të zhgjebosur

Shpirtëra të dridhur
Në prag skëterre
A djaj në petk të engjëjve
Që presin para dere

Premtohen kaltërsi
E qjejve përrallorë
Degdisje mendimi
Drejt një qëllimi të gjorë

Të shumëpritura pika shiu
Në këtë Tokë të thatë e të zhuritur
Janë e vetmja shpresë
Nga këtu për të mos ikur
Bekim
Nga përmbledhja me poezi
“PREMTIM e SHPRESË”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT