Monday, September 16, 2024
BallinaSportDalin formacionet zyrtare për ndeshjen Zvicër – Itali, Xhaka nga fillimi, ky...

Dalin formacionet zyrtare për ndeshjen Zvicër – Itali, Xhaka nga fillimi, ky është vendimi për Shaqirin

Sot nga ora 18:00 luhet ndeshja e parë e 1/8-ës së finaleve të Euro 2024, e cila nis me përballjen Zvicër – Itali.

Zvicra e cila ishte në grup me Gjermaninë, Hungarinë e Skocinë, u kualifikua si e dyta me psë pikë, pasi pati një fitore e dy barazime.

Kurse Italia që ishte në grup me Shqipërinë, Spanjën e Kroacinë arriti të kualifikohej si e dyta, me një fitore, një humbje dhe një barazim.

Tashmë të dyja kombëtaret i kanë bërë zyrtare formacionet e tyre për ndeshjen e sotme, ku befasi  te Zvicra është mosinkuadrimi i Xherdan Shaqirit.

Zvicra: Sommer, Rodrigues, Akanji, Schar, Aebischer, Freuler, Xhaka, Reider, Ndoye, Embolo dhe Vargas.

Italia: Donnarumma, Darmian, Bastoni, Mancini, Di Lorenzo, Cristane, Fagioli, Barrella, El Shaarawy, Scamacca dhe Chiesa.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT