Armando Broja në modë. Sulmuesi kuqezi me gjasë do të largohet nga Çelsi në këtë merkato vere.
Blutë e Londrës e kanë futbollistin në listën e lojtarëve që do të lënë skuadrën, gjatë këtij seksioni merkatoje.
Sipas një raporti të fundit nga “The Guardian”, Çelsi shpreson të arkëtojë 25 milionë paund nga shitja e Brojës.
Në fakt, interesim serioz ka nga skuadra e Everton, klub i cili është gati të paguajë shifrën e përmendur. Për yllin kuqezi kalimi te Evertoni do të ishte një mundësi për të treguar veten, duke marrë parasysh faktin se ai do të kishte në dispozicion minutazhin e duhur.
Broja, pas “shtegtimit” të fundit te Fullhemi që nuk rezultoi e suksesshme, kërkon të nisë edhe një herë nga e para, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë. 22-vjeçari u aktivizua me Shqipërinë në Europian.
Ai luajti 77 minuta me Italinë dhe 33 minuta me Spanjën, ndërsa ndaj Kroacisë qëndroi në pankinë.