Sunday, June 29, 2025
BallinaLajmeE mitura e zhdukur nga Lipjani dyshohet se u dhunua, prangoset kadeti...

E mitura e zhdukur nga Lipjani dyshohet se u dhunua, prangoset kadeti policor

Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunim”, ku viktimë është e mitura e  zhdukur nga Lipjani, e cila u gjet mbrëmë, dhe si rezultat u zbuluan detajet.

Siç shkruan Sinjali, ndaj kadetit policor është lëshuar urdhri për masën e ndalimit dhe tashmë kanë nisur hetimet me vendim të Prokurorit të Shtetit, raporton klankosova.tv.

E mitura dyshohet se qëndroi me të dyshuarin gjatë kohës sa u raportua e zhdukur dhe dyshohet se kanë pasur raport intim.

Vajza u gjet mbrëmë, një ditë pasi familja e saj kërkoi ndihmë në polici. Brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT